Mosha: 29 vjeç
Vendbanimi: Stavanger, Norvegji
Vendlindja: Milot
Arsimi: Është duke ndjekur fakultetin ekonomik part-time.
Profesioni: Asistent menaxher në një firmë norvegjeze
Statusi civil: Beqar (bashkëjeton)
Thotë për veten: “Jam tip i hapur, pa komplekse. Përshtatem në çdo lloj ambienti. Jam dinak dhe egocentrik”.
Eksperiencat: Jeton në Stavanger të Norvegjisë prej 10 vjetësh. Puna e tij e parë ka qenë si përkthyes italishteje për KFOR-in në Prishtinë.
Familja: Përbëhet nga prindërit dhe 4 motrat. Prindërit nuk e njohin më, duke qenë se ka shumë vite larg Shqipërisë. Me nënën ka raport më të afërt. Ajo është shumë e lidhur me të.
Interesa & hobi: Synon të investojë në jug të Shqipërisë për të ndërtuar një resort bashkë me disa miq të tij. Është kuzhinier i shkëlqyer. Është frekuentues i rregullt i jetës së natës. Kërcen shumë mirë dhe pohon se shpesh femrat i josh me anë të kërcimit.
Marrëdhëniet me femrat: Për momentin, femra e jetës së tij është një, Elisabeta, një vajzë norvegjeze, me të cilën bashkëjeton prej disa vitesh. Thotë se ajo nuk do ta kishte problem nëse Gjimi do krijonte një raport brenda shtëpisë, duke qenë se ata janë një çift mjaft i hapur.
Hyn në Big Brother… Sepse ka kohë që e ëndërron dhe është gati të sakrifikojë gjithçka për të.
Feature 1
![]() |
Your are here: Home // Xhimi //
Profili i Xhimi Big Brother Albania
Profili i Xhimi Big Brother Albania
Subscribe
![]() |
Post a Comment