Mosha: 37 vjeç
Vendbanimi: Tiranë
Vendlindja: Fier
Arsimi: I mesëm
Profesioni: Parrukier
Statusi civil: Beqar
Thotë për veten: “Unë nuk jam vetëm parrukier. Jam dhe showman, piktor, etj. Sarkazma dhe intriga janë qershia mbi tortë. Jam artist në shpirt”.
Eksperiencat: Profesionin e parrukierit e ushtron çdo ditë, por Eduardi nuk është vetëm ky. Gjatë verës punon si animator dhe showman nëpër plazhe, gjithashtu gjen kohën dhe të merret me pikturë, një nga pasionet më të mëdha. Për një kohë të gjatë ka jetuar në Greqi. Atje është njohur me njerëz të të gjitha shtresave shoqërore.
Familja: Eduardi jeton vetëm. Familja e tij përbëhet nga nëna dhe motra. Ai mendon se për një artist është e domosdoshme të jetojë vetëm.
Interesa & hobi: Piktura, muzika, gjuhët e huaja. Këtë të parën e ka pasion, vetëm se ka një problem: nuk pikturon dot meshkuj, por vetëm femra. Ka aftësi të mësojë shumë shpejt gjuhët e huaja. Flet mirë greqisht, anglisht dhe pak frëngjisht.
Marrëdhëniet me femrat: Të shkëlqyera!
Hyn në Big Brother… Për t’i dhënë penelatën e tij një “excellent show” si Big Brother.
Feature 1
![]() |
Your are here: Home // Eduardo //
Profili I Eduardo Big Brother Albania
Profili I Eduardo Big Brother Albania
Subscribe
![]() |
Post a Comment