Feature 1

Adelina Ismaili
Your are here: Home // // Profili i Hakiut Big Brother Albania

Profili i Hakiut Big Brother Albania

Mosha: 34 vjeç

Vendbanimi:
 Prishtinë

Vendlindja:
 Prishtinë

Arsimi: 
I lartë (Aktrim, magjistraturë për Gazetari)

Profesioni:
 Moderator në radion “Blue Sky”, Prishtinë

Statusi civil:
 I martuar

Thotë për veten: 
“Unë jam Kika… jam ky që shikoni, nuk fsheh asgjë!”.

Eksperiencat:
 Punon prej 10 vjetësh në Radion “Blue Sky”, radio publike që u dedikohet të rinjve dhe aty ka show-n e tij që quhet “Wolt” e që mbahët çdo mbrëmje. Dashuria e tij mbetet aktrimi, për të cilin dhe ka studiuar. Ëndrra e tij është të ketë një emision të tijin në Top Channel dhe të lexojë dokumentaret e Explorer-it.

Familja:
 Përbëhet nga gruaja Linda dhe tre fëmijët: Remesiana, Redoni dhe Rea. Është prind i devotshëm dhe bashkëshort i përkryer. Me Lindën është njohur që fëmijë. Kur u martuan, ajo ishte 18 vjeç, ndërsa Hakiu 20. Me gjithë peshën e viteve, dashuria e tyre është nëjsoj si ditën e parë.

Interesa & hobi:
 Pëlqen sportet dhe muzikën. Herë pas here shkruan dhe kur ka kohë të lirë shkon për peshkim.

Marrëdhëniet me femrat: 
Në Prishtinë e njohin për aventurier, por është thjesht një përshtypje. Pohon se gruan nuk e ka tradhëtuar asnjëherë.

Hyn në Big Brother… 
për të fituar!



filed under:

Subscribe

Adelina Ismaili