Mosha: 49 vjeç
Vendbanimi: Tiranë
Vendlindja: Memaliaj
Arsimi: I mesëm
Profesioni: Biznesmene
Statusi civil: Vejushë
Thotë për veten: “Unë jam mama Vale, mamaja e Domit dhe mamaja e të gjithëve. Jam energjike, e dashur me të gjithë dhe gjithnjë në kërkim të adrenalinës”.
Eksperiencat: Në Memaliaj kryen shkollën 8-vjeçare dhe të mesme. Ëndrra e saj ka qenë të studionte Regjisurë, por babai nuk ia lejoi një gjë të tillë, për shkak të mentalitetit të atëhershëm. Detyrohet të fillojë punë si tornitore. Pasi lind Domenikën, i shoqi futet në burg. Ndahen dhe filon një jetë të re e vetme, me një fëmijë të vogël, me halle e probleme pafund. Në vitin ’97 largohet për në Itali. Aty martohet me një italian rreth të 80-ave, i cili, pas disa vitesh ndahet nga jeta dhe i lë Valentinës gjithë të ardhurat e pensionit të tij. Kthehet në Shqipëri dhe hap një fabrikë plastmasi, që ka vendosur ta shesë, duke qenë punë shumë impenjative.
Familja: Domenika është familja e saj. Ajo është njeriu më i rëndësishëm i jetës.
Interesa & hobi: Po shkon rreth të 50-ave, por ndjehet si një 20 vjeçare. Adhuron udhëtimet me makinë, të cilën e nget si e çmendur. Pasion i madh është gatimi, të cilin e ka të trashëguar nga e ëma.
Marrëdhëniet me meshkujt: Ka shumë miq të mirë meshkuj, por asnjë lidhje për momentin.
Hyn në Big Brother… Për të fituar një bast që ka vënë me të bijën.
Feature 1
![]() |
Your are here: Home // Valentina //
Profili i Valentines Big Brother Albania
Profili i Valentines Big Brother Albania
Subscribe
![]() |
Post a Comment