Feature 1

Adelina Ismaili
Your are here: Home // // Profili i Olta Big Brother Albania

Profili i Olta Big Brother Albania

Mosha: 22 vjeç

Vendbanimi:
 Tiranë

Vendlindja:
 Tiranë

Arsimi:
 I lartë, Biznes, “Universiteti Bujqësor Kamëz”

Profesioni:
 Shitëse

Statusi civil:
 Beqare

Thotë për veten: 
“Jam këmbëngulëse dhe gjërat që nis dua t’i çoj deri në fund. Kam shumë vetëbesim dhe ambicie. Jam dëgjuese e mirë, por dua edhe të më dëgjojnë. Veç bukurisë fizike, vlerësoj edhe atë shpirtërore”.

Eksperiencat:
 S’ka shumë eksperienca pune. Është gjithnjë në kërkim të një pune ku të mund ta gjejë veten. Momentalisht është shitëse në një kompani telefonie celulare, por është thjesht diçka e përkohshme.

Familja:
 Përbëhet nga prindërit dhe vëllai Arjani, i cili është futbollist me ekipin e Partizanit. Me nënën është më e lidhur, kurse me babain e ndan një mur, që tanimë që është bërë edhe më i lartë, me hyrjen e saj në Big Brother. Ka një nip të vogël që e do shumë.

Interesa & hobi:
 Pëlqen muzikën, kërcimin. Hobi ka sportet dhe shëtitjet në natyrë me qenin e saj.

Marrëdhëniet me meshkujt: 
Deri tani nuk ka pasur asnjë histori të rëndësishme. Duke qenë natyrë shumë selektive, edhe meshkujt i kërkon të përmbushin atë çka ajo synon.

Hyn në Big Brother… 
Sepse ka qenë gjithmonë një dëshirë shumë e madhe, që kur filloi edicioni i parë. Deri tani ka bërë gjithnjë atë që ka dashur për veten dhe ky është maksimumi.



filed under:

Subscribe

Adelina Ismaili