Feature 1

Adelina Ismaili
Your are here: Home // // Profili I Pamela Big Brother Albania

Profili I Pamela Big Brother Albania


PAMELA

Mosha:
 23 vjeç

Vendbanimi:
 Tiranë

Vendlindja:
 Korçë

Arsimi:
 I lartë, diplomuar për Punë Sociale

Profesioni:
 Agjente udhëtimesh

Statusi civil:
 Beqare

Thotë për veten:
 “Jam tip i hapur, pa komplekse. Përshtatem kollaj. Jam e qetë dhe spontane”.

Eksperiencat:
 Puna si agjente shitjesh i pëlqen. Pjesa më e bukur është kur vjen stina e verës dhe agjencia organizon udhëtimet turistike për stafin. Është marrë me modë, konkurse bukurie dhe ka bërë disa shërbime fotografike, por me kalimin e viteve, kjo ka mbetur më shumë si një hobi e së kaluarës. Do pëlqente të studionte Juridikun.

Familja:
 Jeton me prindërit dhe vëllain më të vogël. Me nënën konsumon gjithçka, kurse me babain më pak. Kur vjen darka dhe ajo duhet të dalë, është mami ajo që e merr babain me të mira.

Interesa & hobi:
 Pamela është një vajzë tipike kryeqyteti. Ditën e sheh sportive dhe të angazhuar me punë, kurse mbrëmjeve është gjithnjë elegante, më look më të kuruar, e trukuar dhe gati për të bërë qejf. Mbrëmjeve i pëlqen të shijojë një gotë verë me miqtë, kurse fundjavat i kalon nëpër pub-e.

Marrëdhëniet me meshkujt: 
S’kanë qenë asnjëherë një problem. Nuk i mungon kurrë vëmendja. Momentalisht po shijon beqarinë. Nuk pëlqen ta kthejë kokën pas. I duket kohë e humbur.

Hyn në Big Brother… 
për të provuar famën dhe për të vënë në provë personalitetin e saj.

filed under:

Subscribe

Adelina Ismaili