Feature 1

Adelina Ismaili
Your are here: Home // // Profili i Seldi Big Brother Albania

Profili i Seldi Big Brother Albania

Mosha: 23 vjeç

Vendbanimi:
 Tiranë

Vendlindja:
 Tiranë

Arsimi:
 I lartë, Akademia e Arteve të Bukura, Kanto

Statusi civil:
 Beqar

Thotë për veten: 
“Jam i hapur, i komunikueshëm, shumë i suksesshëm me femrat. Më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes dhe ia arrij gjithmonë”.

Eksperiencat:
 Vazhdon studimet në degën e kantos. Ka marrë pjesë në Top Fest dhe Këngën Magjike. Nuk i është dashur të punojë, pasi të gjitha të ardhurat e nevojshme ia siguron e ëma, e cila ka një biznes privat.

Familja:
 Nëna është familja e tij e vetme. Prindërit janë ndarë që kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Babain e takon rrallë dhe kur i duhet të flasë për të ndjehet jo shumë komod. Jeton vetëm dhe e ëma mundohet t’ia bëjë jetën sa më të lumtur. Lidhja që ka me nënën është vërtet e rrallë. Ajo është i vetmi njeri për të cilin ai do hiqte dorë nga gjithçka, po të nevojitej.

Interesa & hobi:
 Pëlqen jetën aktive, veshjet trendy dhe fundjavat i kalon gjithnjë në shoqëri.

Marrëdhëniet me femrat: 
Gjithnjë të mira. Është gjithë kohës i rrethuar nga femra.

Hyn në Big Brother… 
për të fituar famë në rrugën e muzikës dhe pse jo, për të marrë çmimin e madh!



filed under:

Subscribe

Adelina Ismaili