Feature 1

Adelina Ismaili
Your are here: Home // // Profili I Graciela Big Brother Albania

Profili I Graciela Big Brother Albania

Mosha: 27 vjeç

Vendbanimi: 
Shkodër

Vendlindja: 
Fier

Arsimi: 
I lartë, diplomuar për Gjuhë-Letërsi

Profesioni: 
N/komisare policie në Drejtorinë Rajonale të Kufirit, Shkodër.

Statusi civil: 
Beqare

Thotë për veten: 
“Jam e qeshur, kokëfortë, ndonjëherë edhe më shumë sesa duhet. Njerëzit më thonë që rrezatoj energji pozitive”.

Eksperiencat: 
Eksperiencat e para profesionale i ka pasur në televizionin e Shkodrës, ku pagesa linte për të dëshiruar, por ishte një punë që e bënte me shumë pasion. Këtu është njohur dhe me Ergysin, djalin me të cilin është e lidhur prej më shumë se dy vjetësh. Puna si oficere policie nuk hynte tek aspiratat e saj, por i siguron të ardhurat e nevojshme për të mbajtur veten dhe babain, i cili është i verbër.

Familja: 
Graciela jeton me babain, i cili nuk e ka parë të bijën asnjëherë. Ka një motër të martuar me të cilën është shumë e lidhur. Që pas humbjes së nënës nga një sëmundje e rëndë, jeta e saj mori një rrjedhë tjetër. Tani i duhet të kujdeset për babain, të cilin e çon çdo ditë në një qendër për të moshuarit. Ka një shifër të konsiderueshme parash për t’i paguar shtetit, por nuk dorëzohet asnjëherë. Dita e saj fillon dhe mbaron me buzën në gaz.

Interesa & hobi: 
Është e dashuruar me çdo gjë të bukur, çdo gjë që lidhet me artin. Pëlqen teatrin dhe televizionin në mënyrë të veçantë.

Marrëdhëniet me meshkujt: 
Është pjesë e një lidhjeje që është shumë e rëndësishme për të.

Hyn në Big Brother… 
Për të provuar veten dhe për t’i siguruar të atit një vizitë mjekësore jashtë Shqipërisë.

filed under:

Subscribe

Adelina Ismaili