Lojë e parealizuar
Zgjimi duket tepër i vështirë për banorët pas festës së mbrëmshme dhe fjetjes në orët e vona. Erjoni dhe Jetmiri, dy banorët që fjetën të fundit, fillojnë të protestojnë për këtë zgjim të hershëm sipas tyre e duke ngarkuar me faj Valentinën e Gjimin i cili sapo u zgjua u ngrit menjëherë nga shtrati. Eduardi shkon të bisedojë me Erionin për lojën që i kishin bërë me enën me ujë dhe shuan kuriozitetin e Erionit se si ai nuk u njom kur u ngrit nga shtrati. Eduardi i tregon se edhe pse ishte në gjum mbrëmë, kishte kuptuar se dicka po ndodhte në dhomë pasi kishte ndjerë zhurmën e transportimit të enës nga një krevat në tjetrin e ndaj u tregua i kujdesshëm. Loja e dy djemve nuk funksionoi pasi edhe Pamela e sheh enën me ujë që para se të ngrihet nga shtrati. Banorët ngrihen me radhë e këndojnë e bisedojnë për këngët e vendosura në sfond.
Post a Comment