
Banorët e tjerë duken të habitur me sjelljen e Pamelës dhe Seldit si cift e këtë gjë e diskutojnë dhe mes tyre. Bertina mendon se është vecse një lojë sepse nuk mund të lidhen brenda kaq pak kohësh, por Jetmiri habitet me fjalët e dashurisë që ata i thonë njeri-tjetrit, ndërsa Olta shton se një ditë më parë ata ndenjën shumë gjatë bashkë në dhomë vetëm dhe se kur dolën Seldi e puthi në buzë Pamelën e të gjitha këto të bëjnë të mendosh se ata janë cift i vërtetë. Seldi afrohet pranë grupit që diskuton këtë gjë dhe Olta përfiton për ta pyetur në sy nëse ata u puthën vërtetë dhe ai e pranon këtë dhe se zyrtarisht janë të lidhur. Jetmiri i uron fat për lidhjen, por Seldi ia kthen se vërtetë u lidhën por nuk i dihet si mund të ecë apo sa mund të zgjasë kjo lidhje. Seldi largohet ndërkohë që biseda vazhdon. Bertina insiston se është një lojë dhe se kjo gjë do duket shpejt, ndërsa Olta shton se Pamela i ishte dukur sikur “këputej kollaj” por për Seldin ishte e bindur që vetëm tallej me këtë histori. Jetmiri thekson se ata nuk duhet të qëndrojnë gjithnjë vec vetëm sepse kështu do mund të nominohen më lehtë nga të tjerët. Bertina mendon se ata mund të kenë bërë një pakt, thjesht për shoë por Jetmiri dhe Olta mendojnë se një pakt në sy të publikut thjesht do u ulte pikë e do dukeshin gënjeshtarë vetëm në sy të banorëve. Bertina hedhe edhe idenë se ajo mund të sillet kështu vetëm për të bërë xheloz Jetmirin dhe Erionin, me të cilët i ka shkëputur marrëdhëniet e mëparshme, por Jetmiri shprehet se kjo do të ishte dicka shumë pa kuptim dhe xheloz nuk mund të bëhet për dikë që nuk i intereson.Seldi vjen sërish dhe ata e pyesin për arsyet e vërteta të lidhjes, nëse është dashuri apo lojë dhe ai përgjigjet se është simpati dhe se shoqëria aty ia dha këtë mundësi e ai e shfrytëzoi dhe se pëlqimi erdhi vetvetiu brenda pak ditësh. Seldi nuk u bën të ditur atyre se realisht është një lojë.
Post a Comment