
Reality Show Big Brother Albanian Albanian Big Brother
![]() |
Krijohen grupet e para ne bisedime
Graciela, Jetmiri, Haki dhe Eduardi jane mbledhur bashke e me se shumti kane folur per pjesen tjeter te banoreve dhe per menyren se si po sillen brenda shtepise. Ata kane thene qe aty te gjithe kane marre pjese per te shpalosur vlerat dhe karakterin e tyre dhe jo per te qendruar te menjanuar. Jetmir thote qe pjesa tjeter e banoreve nuk po i tregojne atij asgje per jeten e tyre dhe ne kete menyre ai nuk ka si ti njohi. Graciela thote qe shume shpejt do te vije dhe nominimi dhe ajo ka per ti nominuar ata qe nuk kane folur dhe nuk kane qene aktiv gjate debateve. Haki ka thene qe une dua te dal nga ketu si fitues i moralit.
Lojë e parealizuar
Zgjimi duket tepër i vështirë për banorët pas festës së mbrëmshme dhe fjetjes në orët e vona. Erjoni dhe Jetmiri, dy banorët që fjetën të fundit, fillojnë të protestojnë për këtë zgjim të hershëm sipas tyre e duke ngarkuar me faj Valentinën e Gjimin i cili sapo u zgjua u ngrit menjëherë nga shtrati. Eduardi shkon të bisedojë me Erionin për lojën që i kishin bërë me enën me ujë dhe shuan kuriozitetin e Erionit se si ai nuk u njom kur u ngrit nga shtrati. Eduardi i tregon se edhe pse ishte në gjum mbrëmë, kishte kuptuar se dicka po ndodhte në dhomë pasi kishte ndjerë zhurmën e transportimit të enës nga një krevat në tjetrin e ndaj u tregua i kujdesshëm. Loja e dy djemve nuk funksionoi pasi edhe Pamela e sheh enën me ujë që para se të ngrihet nga shtrati. Banorët ngrihen me radhë e këndojnë e bisedojnë për këngët e vendosura në sfond.
Banoret ne studio
Seldi ka improvizuar nje emision brenda shtepise,dhe Eduardi eshte moderatori.Tema eshte “dhuna” dhe problemet me abuzimin e alkoolit.Djemte akuzojne Pamelen per ushtrim dhune ndaj Seldit,dhe ajo nuk e pranon.Pamela thote qe eshte tip paqesor.Nderkohe qe Eduard thote qe Pamela ka rene viktime e pijes.Erjoni thote qe e ka te veshtire te tregoje,dhe te flase per keto tema.Sigurisht qe te gjitha keto kane qene trillime nga ana e tyre dhe kane shprehur vetine per te aktruar.
Hakiu diskuton me Seldin dhe Jetmirin për punën e tij në radio si prezantues emisionesh. Seldi habitet që një prezantues i cili duhet të jetë orator, në shtëpi nuk ka folur shumë, por Hakiu tregon se i pëlqen të flasë e të dëgjojë dhe ndërkohë që të gjithë mund të jenë duke folur më mirë është të dëgjosh. Seldi e pranon këtë mendim dhe shton se dhe atij nuk i pëlqejnë njerëzit që flasin shumë për tema që nuk i dinë duke bërë kot rolin e filozofit. Kjo bisedë bëhet shkak që djemtë të diskutojnë mbi programet dhe emisionet në të cilat flasin opinionistë të ndryshëm dhe problemeve që shkaktojnë këto programe si përshembull të përdorurit të fjalëve më shumë në gjuhë të huaj sesa shqip.
![]() |